Ish-trajneri paralajmëron Alegrin: Pa 4 blerje ta harrojë titullin

Kur nxënësi është në vështirësi, mësuesi nxiton ta ndihmojë. Në këtë rast, Xhovani Galeone duket i shqetësuar për të preferuarin e tij, Masimiliano Alegrin, dhe këtë e ka konfirmuar në intervistën e fundit për “Sportmediaset”.

Galeone.Allegri.Gazzetta.2012.1400x840

Alegri kërkon një tjetër titull. Do t’ia dalë?

Do ta ketë të vështirë pa katër blerje. Përndryshe do t’i duhet një mrekulli tani që iu dëmtua edhe Pogba. Ajo ndaj Atletikos mbetet miqësore, por humbja 4-0 duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Koke, Saul dhe të tjetër i bënë bardhezinjtë të shfaqnin që të gjitha problematikat e tyre.

Me blerjet e Pogbasë dhe Di Marias, Juvja u vetshpall favorite titulli…

Edhe unë mendoja se Alegri sivjet do të argëtohej, por gjerat morën tjetër rrjedhë, pasi dëmtimet u pasuan nga probleme merkatoje.

Nuk ju bind largimi i De Ligtit dhe zëvendësimi i tij me Bremerin?

Në terma afatshkurtër, pa dyshim që Juvja ka humbur diçka. De Ligt në të djathtë të qendrës bënte “namin” ndërsa në të majtë vuante jo pak. Ja që Bremeri aty nuk ka luajtur kurrë dhe kjo u dallua me “talljen” që i bëri Morata duke i shpëtuar gjithmonë. Figurë aq të shëmtuar me Torinon nuk kishte bërë kurrë.

Pra, Juvja më mirë të kishte marrë Pau Torresin si mëngjarash që është?

Prapavija e përsorur do të kishte qenë De Ligt-Kulibali, aq më tepër që Bonuçi është plakur e pa Kielinin dhe Barxaljin nuk ka shkëlqyer kurrë. E kuptoj që idetë e mia mbeten dëshira, por fitoret e Juves kanë qenë gjithmonë të damkosura nga soliditeti difensiv.

Sot nuk më duket aq e fortë në mbrojte dhe sa për Pau Torresin, mund të them se edhe tani do t’i bënte shumë punë skuadrës.

Mbase Alegri po mendon për një prapavijë treshe dhe duke parë ndryshimet që bën nëpër miqësore, më duket se po shkon drejt asaj zgjidhjeje.

Mbase, por në të tillë skemë do t’i duhej Kostiçit të mbante të gjithë korsinë…

Po, serbi mund të jetë i përshtatshëm edhe si mesfushor në një 4-4-2, por nuk besoj se mund të ndryshojë skuadrën i vetëm. Edhe Aleks Sandro di të bëjë rolet e krahut, por nuk janë këto zgjidhjet.

Epo çfarë i duhet Juves për titullin?

Një mesfushor që të dijë të vendosë rend. Kam dëgjuar të flitet për Paredesin dhe mund të jetë i dobishëm, por si regjisor nuk më bind. Alegrit i nevojitet edhe Morata sepse ka treguar vlera njerëzore dhe taktike në vitet e bashkëpunimit të tyre. Morata zgjidh disa probleme sepse mund të luajë vetëm ose edhe në krah të Vlahoviçit.

Muriel dhe Depai nuk i bëjnë punë Juves?

Nuk e kuptoj pse Guardiolës dhe Kontes u blejnë lojtarë, ndërsa Alegri duhet të vuajë kështu.Dyshja që përmendniështëshumë e ndryshme nga Morata. Muriel nuk është nga ata që bën 70 metra vrap për të ndihmuar në mbrotje.

Po Vlahoviçi pse po vuan kaq shumë?

Nuk mund të jetë ky që po shohim në këto kohë. Nevojitet sulmuesi i parë në Firence dhe Di Maria mund ta ndihmojë. Megjithatë, pa Pogbanë dhe Kiezën, mungon një lojtar krahu që mund të dialogojë me shokët më të talentuar.

Pra, parashikoni vështirësi për Juven në rrugën e titullit?

Unë shoh Milanin si favorit sepse ka ide të qarta. Interi ka shtuar Lukakun dhe Asllanin, të cilët më pëlqejnë shumë. Pastaj nëse humb Skriniarin, mund të ketë disa probleme. Por Juve… le të ëndërrojë: me këta lojtarë, titullin nuk e fiton kurrë.

Arena e Lajmit


Ish-trajneri paralajmëron Alegrin: Pa 4 blerje ta harrojë titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook