Kotobelli merr krahun: Teuta e nis siç duhet kampionatin

Blerim Kotobelli është një prej lojtarëve me shumë eksperiencë që do të jetë pjesë e Teutës edhe për sezonin 2022-2023.

KOTOBELLI 1

Mbrojtësi i majtë, në një intervistë për “Panorama Sport” kur mbeten edhe 10 ditë nga starti i kampionatit, beson se skuadra do të jetë plotësisht gati për të përballuar Laçin në transfertën e parë të këtij sezoni.

Skuadra durrsake do të luajë të shtunën një miqësore me Partizanin, e cila do të jetë si provë gjenerale në prag të javës së parë të Superiores.

Blerim, si ju duket ekipi pas gati një muaji e gjysmë stërvitjesh intensive mes Durrësit dhe Korçës?

Kushtet janë shumë të mira, me temperatura normale, pasi nuk është më i nxehti që lamë para se të iknim në Korçë. Po përgatitemi me një përkushtim 100% çdo ditë dhe sot (dje) me dy seanca. Mendoj se gjendja në ekip është e mirë dhe për këtë arsye, të gjithë jemi të kënaqur, por të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë.

Do të zhvilloni edhe një miqësore të fundit me Partizanin. Është kjo prova e së vërtetës para startit të kampionatit?

Kjo miqësore është ndeshje për të parë kondicionin fizik të lojtarëve. Natyrisht, data 20 gusht nuk është larg, por kemi kohë mjaftueshëm përpara për t’u përgatitur ashtu si duhet dhe deri në startin e kampionatit jemi të bindur se do të jemi plotësisht gati.

Në miqësoren e fundit ndaj Besës, nuk shkuat dot te goli si ekip. Çfarë mendoni se nuk shkoi?

Çdo ndeshje ka problemet e veta. Ne duhet të mësojmë si t’i përmirësojmë këto gabime, të cilat na dalin në një ndeshje miqësore. Prandaj quhen miqësore, që të rregullojmë gabimet dhe të jemi gati për takimet zyrtare.

Fakti që e nisni në transfertën e Laçit, mendoni që ua bën më të vështirë startin e sezonit?

Nuk mund ta them këtë. Me këdo që të luanim, nuk do të ishte e lehtë. Ne do të studiojmë kundërshtarin dhe në fushë do të bëjmë të pamundurën për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Kurrsesi nuk mund ta nënvlerësojmë, por as ta mbivlerësojmë Laçin si rival. Duhet të bëjmë lojën tonë, të futemi në fushë për të marrë një rezultat pozitiv, siç është fitorja. Do të bëjmë gjithçka për ta nisur mbarë kampionatin.

KOTOBELLI

Si e shini këtë sezon, duke parë edhe ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në skuadër?

Të jemi realistë, diferencat në kampionatin shqiptar janë shumë të vogla. Ne nuk duhet të shohim ekipet kundërshtare. Rëndësi ka që të bëhemi skuadër sa më e konsoliduar dhe të marrim rezultate. Kush është ai që nuk do të dalë sa më mirë, qoftë unë dhe të gjithë në klub.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Kotobelli merr krahun: Teuta e nis siç duhet kampionatin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook