“Muhabete te gabi bëni sa të doni”, Rama nuk tërhiqet nga gjuha e ashpër ndaj opozitës: Janë bedelë!

Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish fyerjet për opozitën.

Ai e etiketoi opozitën si bedele. Gjithashtu Rama theksoi se opozita është ajo që ka marrë para ruse.

“Kam marrë 33 % të aksioneve një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit dhe ka sjellë impakt në ekonominë e Serbisë dhe aty , ne kemi marrë edhe 1 % m shumë aksione sa lanë marrë ata. Këto muhabete pazare, te gabi, mund ti bëni sa të doni. Ngritja e këtyre akuzave është turp i madhe. Marrëveshja është nënshkruar publikisht më para dhe në Kuvendin e Shqipërisë do jetë aty. Do ketë kohë për të dhënë detaje. Nuk është miratuar,  është futur në procedurë të përshpejtuar për ta përmbyllur. Është volumi më i madh i një investimi të huaj në Shqipërisë e fut vendin  si aktor kryesor në hartën e Mesdheut, por kujt ti flasësh non-gratës që ushqehet për para ruse apo atyre që i shkojnë nga pas. Unë nuk kam njohur deri tani një të dehur që  të pranojë që është i dehur. Janë bedelë, hapni fjalorin dhe lexojeni. Janë spese sot është dita për ti dhënë përgjigje pyetjes, përse paratë ruse u derdhën në Shqipëri tek një parti politike për të  rrëzuar qeverinë e këtij vendi. Besoj që edhe për një parti të opozitës qeveria e këtij vendi duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse,. Ky paska qenë një fakt, sepse tani është një raport e zeza mbi të bardhë. Ndihem keq për këto arsye, dhe distancohem. Por këtë se bëri njeri” (Duhet ti thoshte Berisha). Në momentin kur një bedel nuk vë interesin e vendit të vetë mbi bedelizmin. Atëherë ai nuk është një bedel, por një i pafe”, ka thënë Rama.

Arena e Lajmit

“Muhabete te gabi bëni sa të doni”, Rama nuk tërhiqet nga gjuha e ashpër ndaj opozitës: Janë bedelë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook