“Pato ishte braziliani më i mirë”, Kafu rrëfen pengun për ish-shokun e Milanit: Dëmtimet e penalizuan

Alesandro Pato mund të ishte bërë sulmuesi më i mirë brazilian i të gjitha kohërave. Mendimi i përket Markos Kafusë, që gjatë një emisioni radiofonik ka treguar:

patocafu

“Ishim unë, Nesta dhe Maldini dhe erdhi momenti i dueleve një për një. Thamë ‘kush do jetë kundër Patos?’ Më tha kapiteni shko. Dhe pastaj ishte radha e Nestës. Nuk arritëm ta ndalnim. Kur Pato mbërriti te Milani, i pata thënë Serzhinjos:

‘Qendërsulmuesi më i madh në historinë e futbollit brazilian është para nesh’. Pati vraponte sa majtas e djathtas, gjuante me të dyja këmbët dhe ishte i zoti me kokë. Ai kishte një forcë dhe një ndryshimdrejtimi që nuk dije nga shkonte. Sa herë më driblonte më thoshte: ‘Ciao Ciao’. Nuk po flas për një lojtar që e kamparë në televizor, por për dikë që e shihja në stërvitje e për shumë kohë kam punuar krah tij. Ndonjëherë i jepja ndonjë metër distancë për të parë nësemund ta kapja, por ishte e pamundur. Edhe kur u largova ngaMilani pyesja për të, por ishtegjithmonë i dëmtuar.

Kur i telefonoja më tregonte që punontepër muskujt e këmbëve. Mëkat që nuk pati vazhdimësi sepsepër mua mund të ishte bërë sulmuesi më i mirë brazilian i tëgjitha kohërave. Kisha vënë rete Pato një potencial që nuk ekisha parë në një qendërsulmues për një kohë të gjatë. Dhe shikoni, kam luajtur meRomarion, me Bebeton, me Karekën, me Edmundon dhe Shevçenkon.

Arena e Lajmit


“Pato ishte braziliani më i mirë”, Kafu rrëfen pengun për ish-shokun e Milanit: Dëmtimet e penalizuan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook