Rama komenton protestën e opozitës dhe paralajmëron: Keqardhje për ata që po tërhiqen prej hundësh nga disa të mallkuar. Lidhjet e tyre me likuiditet ruse s’janë ndërprerë

Whatsapp Image 2022 11 10 At 21.31.27

Kryeministri Edi Rama teksa u pyet për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita, pohoi se ndjen keqardhje për ata që i shkojnë pas disa të mallkuarve.

Mes të tjerash ai paralajmëroi se lidhjet e opozitës me likuiditet ruse s’janë ndërprerë.

“S’kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë mln dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do të tregojë se lidhjet e tyre me likuiditet ruse nuk janë ndërprerë. Do e shihni. Ndjej keqardhje për ata që do i shkojnë na pas. Po tërhiqen prej hundesh nga përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar. Ndërrojnë emrin, pamjet, por janë po ata që nga 1912-ta.”, tha Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS.

Arena e Lajmit

Rama komenton protestën e opozitës dhe paralajmëron: Keqardhje për ata që po tërhiqen prej hundësh nga disa të mallkuar. Lidhjet e tyre me likuiditet ruse s’janë ndërprerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook