EKSKLUZIVE/ Negociata me dy klube arabe për shitjen, sulmuesi është gati të lërë Superioren

Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar tek Egnatia, Pedro Augusto, me sa duket do të largohet nga rrogozhinasit pas vetëm një sezoni si pjesë e rrogozhinasve. Ai pritej të mbërrinte në Shqipëri më 23 korrik, por nuk e bëri këtë, paçka se është nën kontratë edhe për dy sezone me Egnatian.

pedro egnatia

Braziliani u paralajmërua nga klubi se në rast se nuk rikthehej, ndaj tij do të merreshin masa penalizuese. Megjithatë, “Panorama Sport” zbulon se së fundmi kanë ndryshuar gjërat dhe Egnatia mund të përfitojë shumë nga një transferim i 23-vjeçarit.

Burime në klub i konfirmuan dje gazetës se drejtuesit po negociojnë me dy skuadra arabe për shitjen e kartonit të Pedros. Bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe në ditët e ardhshme mund të kemi diçka konkrete. Duke qenë se braziliani do të largohet, Egnatia po përgatit zëvendësimin e tij me një tjetër sulmues që pritet nga vendi i Sambës.

Arena e Lajmit

 


EKSKLUZIVE/ Negociata me dy klube arabe për shitjen, sulmuesi është gati të lërë Superioren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook