Refik Halili i ka qëndruar shumë pranë skuadrës këto kohë. Edhe dje ai është paraqitur në “Skënder Halili” për të biseduar me trajnerin Orges Shehi. Më pas, për më shumë se 20 minuta, Halili diskutoi me ekipin për situatën brenda grupit dhe çfarë pritet nga skuadra bardheblu në nisje të këtij sezoni.
Halili foli për objektivat, por edhe punët e përditshme që shqetësojnë lojtarë të veçantë. Më pas presidenti ndoqi gjithë stërvitjen, duke qenë i vëmendshëm për të gjitha veprimet e lojtarëve.
Edhe në fund të stërvitjes Halili u pa të diskutonte me Najdovskin dhe Bekajn, dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës bardheblu. Prej sfidës me Dudelanzhin, Halili u ka qëndruar shumë pranë bardhebluve.
OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit