Konte tenton t’i prishë punë Juventusit, Totenhemi i bashkohet garës për objektivin e “Zonjës” në sulm

Sulmuesi i Barcelonës, Memfis Depaj është kthyer prej disa ditësh në objektivin kryesor të Juventusit në majën e sulmit pas vështirësive për të arritur te Alvaro Morata, por duket se bardhezinjtë nuk janë të vetmit që janë vendosur në ndjekje të holandezit me Totenhemin e Antonio Kontes që I është bashkuar gjithashtu garës.

depaj

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” këmbëngulja e teknikut italian të londinezëve për një tjetër përforcim në sulm ka qenë deçizive për këtë vendim të Totenhemit që pritet që në orët e ardhshme ti drejtohet katalanasve me një ofertë zyrtare.

“Zonja” nga ana e saj do të tentojë të kuptojë situatën me lojtarin dhe preferencat e tij për të ardhmen dhe më pas do të kuptojë nëse duhet të vazhdojë apo jo këtë “luftë” në merkato për të marrë shërbimet e Depaj.

Arena e Lajmit


Konte tenton t’i prishë punë Juventusit, Totenhemi i bashkohet garës për objektivin e “Zonjës” në sulm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook