“Moska ka ndikim në Ballkan”, Rama: Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë ne nuk do t’i kishim mbijetuar valës së parë të COVID! Çështja mes Kosovës dhe Serbisë…

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Rama foli për luftën në Ukrainë, por gjithashtu u ndal edhe pandemia e COVID-19.

“Është një ide me rrënjë në Francë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim shumë vende menduan se kjo ishte për ti shpëtuar thirrjes gjeopolitike për të zgjedhur BE, por sa më shumë koha kalonte provohet se kjo ishte një ide e shkëlqyer.. Unë  e mbështes e pamë të shpaloset pasi nisi lufta, e përjetuam tek pandemia që na dëshmoi me shumë kosto dhe mungesa e kësaj ure lidhëse mund të shkaktojë tragjedi. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton se duhet të punonin me Ballkanin Perëndimor, duhet të punojmë me këto vende ata krijojnë probleme, ne e bëjmë këtë sepse në të kundërt Kina, Turqia do të fusin duart në rajon…Por çfarë ndodhi? Pa Kinën Rusinë, Turqinë ne nuk do t’i kishim mbijetuar valës së parë të COVID sepse vaksinat nuk erdhën nga BE por nga këto tre vende”, tha Rama.

Gjithashtu Rama theksoi se deri tani Ballkani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvecionale. Po ashtu theksoi se çështja mes Kosovës dhe Serbisë e rëndësishme për të treguar se Ballkani është i bashkuar.

“Të qenit kryeministër shqiptar nuk të duhet të zgjidhësh problemet e botës. Deri tani Ballkani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Kemi dobësitë tona. E di shumë mirë që në Ballkan Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkojë ndikime të mëdha. Kemi një çështje të madhe në Ballkan që është çështja mes Serbisë dhe Kosovës dhe është vërtetë e rëndësishme që të shihet se Ballkani është i bashkuar”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama: Doja t’ju pyes meqenëse e nisi me përqafim nga Putin vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi deri tek ju lutem shpëtoni njerëzimin, si ndiheni për këtë?

Macron: Besoj se këtë gjë do ta bëjmë së bashku jo unë i vetëm. Është hera e pestë që kemi organizuar këtë Forum të Paqes

Arena e Lajmit

“Moska ka ndikim në Ballkan”, Rama: Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë ne nuk do t’i kishim mbijetuar valës së parë të COVID! Çështja mes Kosovës dhe Serbisë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook