Sinjal i qartë për të ardhmen, objektivi kryesor i katalanasve në merkato kërkon shtëpi në Barcelonë

Bernardo Silva ka vetëm Barcelonën në mendje. Mesfushori portugez ia ka bërë të qartë Sitit se dëshiron t’u bashkohet katalanasve në merkaton e verës.

Bernardo Silva

Mediat në Spanjë raportuan të martën se Siti kishte pranuar një ofertë 50-milionëshe të Barçës, gjë e cila është hedhur poshtë nga kampionët e Anglisë një ditë më pas. Por kjo nuk e ka ndalur portugezin të përsërisë dëshirën e tij për t’u larguar nga “Qytetarët”.

“Te Siti e dinë fare mirë se çfarë dua unë. E rëndësishme është që të ndahemi me mirëkuptim siç na ka hije”, ka deklaruar Bernardo Silva. Sakaq, gazetari Gerard Romero ka deklaruar se Bernardo Silva prej ditësh po kërkon një shtëpi të re në Barcelonë, tregues se ai e ka marrë një vendim.

Arena e Lajmit


Sinjal i qartë për të ardhmen, objektivi kryesor i katalanasve në merkato kërkon shtëpi në Barcelonë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook