“T’i themi jo rrënimit të bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”, Partia e Lirisë: Të gjithë fermerët t’i bashkohen protestës së opozitës

Panariti

Partia e Lirisë ftoi sot fermerët t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit.

Anëtari i kryesisë të Partisë së Lirisë, Edmond Panariti deklaroi sot se duhet “t’i themi jo rrënimit të Bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”.

“Buxheti i Bujqësisë për vitin e ardhshëm, thellon rrënimin e Bujqësisë dhe përshpejton zbrazjen e vendit.
Me kaq para të këtij buxheti mjeran fermeri nuk mund ta kultivojë tokën, nuk mund të mbajë bagëti dhe nuk mund as të jetojë e mbijetojë.
Atij thjesht i kërkohet të largohet, ai ftohet të braktisë tokën, vendlindjen, atdheun.
Nëse nuk e bën, atëherë ai kërcënohet të taksohet për tokën të cilën nuk mund ta punojë, dhe nuk mund të prodhojë”, tha Panariti.

Ai theksoi se ky nuk është largim, por shpërngulje e detyruar.
“Nga një fuqi rajonale prodhimi dhe e eksportit të prodhimeve bujqësore, vendi po shndërrohet në një kosh depozitash prodhimesh bujqësore të importit.
Për t’i thënë ndal rrënimit të Bujqësisë, braktisjes së saj dhe zbrazjes së vendit, të gjithë fermerët, prodhuesit agropërpunuesit t’i bashkohen protestës së opozitës dhe qytetarëve këtë të shtunë më 12 Nëntor”, tha Panariti.

“T’i themi jo rrënimit të bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”, Partia e Lirisë: Të gjithë fermerët t’i bashkohen protestës së opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook