Malota: Egnatia më kujton fillimet te Kukësi, ja pse erdha te rrogozhinasit

Po mbushen dy javë që nga dita që qendërm brojtësi shtatlartë dhe me shumë eksperiencë, Renato Malota, menjëherë pas përfaqësimit me Laçin në Ligën e Konferencës, u bë pjesë e Egnatias. “Kam gjetur një mjedis të shkëlqyer dhe jam befasuar. Ndërsa shoh drejtuesit ambiciozë me në krye presidentin Agim Demrozi, stafin teknik dhe gjithë grupin e futbollistëve, të motivuar më shumë se kurrë”, thotë fillimisht Malota në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”.

malota

I prezantuar nga klubi në faqen zyrtare vetëm dy ditë më parë, lezhjani nuk harron të nënvizojë edhe plot gjëra të tjera të rëndësishme, që sipas tij do të jenë decizive në sezonin e ri për skuadrën rrogozhinase. Me afrimin e Malotës, mbrojtja e Egnatias është e kompletuar tashmë.

Renato, së pari cila ishte arsyeja që u larguat nga Laçi dhe firmosët me Egnatian?

Egnatia është një ekip i ri, por këtu ka një përkujdesje të paparë nga klubi. Nga ky kuptim kujtoj eksperiencën time te Kukësi, kur kjo skuadër ishte në fillimet e veta dhe dihet se sa shpejt dhe sa mirë na bëri në pak kohë për të pasur një futboll cilësor, me pretendime konkrete dhe në pjesën e ecurisë së rezultateve. Shoh një atmosferë pak a shumë si ajo që kisha lënë kur mbaja veshur fanellën e Kukësit. Kjo më ka frymëzuar dukshëm dhe më shton optimizmin për një sezon të mbarë në Rrogozhinë.

Në afro dy javë që jeni tek Egnatia, çfarë vini re konkretisht në stërvitje dhe takimet miqësoret?

Është një ambient që të frymëzon. Ka seriozitet shembullor. I pari që të gjendet në çdo moment është presidenti Agim Demrozi, që komunikon dhe na qëndron afër më shumë sesa një shok. Stafi teknik duket tepër i preokupuar për të qenë në lartësinë e objektivave dhe futbollistët të gjithë besimplotë, duke u stërvitur me profesionalizëm. Kaq sa thashë krijojnë vërtetë kënaqësi, por dhe mjaft motivim. Edhe në dy miqësoret e fundit, ku te njëra, ajo me Vardarin, luajta në pjesën e dytë dhe bëra debutimin tim, pashë se Egnatia i ka solide të tria repartet.

Në sezonin e kaluar kur ishit pjesë e Laçit, skuadra rrogozhinase ua bëri malore në Kupë, duke u eliminuar vetëm nga penalltitë…

I kam të freskëta ndeshjet e sezonit të kaluar të Egnatias me Laçin, ku në fushën tonë ata ishin shumë të rrezikshëm dhe na morën 4 pikë. E kuptova që vjet se tek Egnatia ka tjetër vizion për futbollin. Respekton më së pari veten, e pastaj edhe kundërshtarin.

Tifozët rrogozhinas janë tepër të ndjeshëm për këtë rritje graduale të ekipit të tyre. A keni një mesazh për ta?

Dy gjëra do t’i bëja të qarta që tani pa nisur sezoni. E para, u premtoj tifozëve se do të shohin te çdo futbollist i Egnatias shpalosjen e maksimumit sportiv në çdo ndeshje. Dhe e dyta, një skuadër të mirë dhe të harmonizuar në dëshirë, pjekuri dhe stabilitet.

FATMIR EFICA  – Arena e Lajmit


Malota: Egnatia më kujton fillimet te Kukësi, ja pse erdha te rrogozhinasit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook