Objektivi i merkatos “braktis” kuqezinjtë, Milani kundërpërgjigjet me një rinovim të rëndësishëm

E mërkura mund të ketë qenë dita vendimtare për rinovimin e Fikajo Tomorit me Milanin. Negociatat ishin në një fazë të avancuar, megjithatë dje menaxherët e tij erdhën enkas nga Anglia për të tentuar mbylljen e një akordi të vlefshëm deri në vitin 2027. Gjithçka ka shkuar mirë dhe rezultati ka qenë pozitiv, me lojtarin që tashmë i mbetet vetëm të nënshkruajë.

TOMORI 1

Dëshira për të vazhduar së bashku, megjithatë, ka qenë gjithmonë e dukshme. Tomori dëshiron të qëndrojë në Milano, Milani dëshiron ta mbajë edhe për shumë kohë. Pra, parimi i marrëveshjes ka ekzistuar gjithmonë. Në kushtet aktuale mbetet vetëm për të hedhur të zezën mbi të bardhë. Negociatat për rinovimin e Tomorit me Milanin nisën majin e kaluar, me optimizmin që u rrit me kalimin e javëve. Deri sot, kur palët janë më afër se kurrë: takimi i djeshëm ishte vendimtar. Tomori, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor 2025, duhet të rinovojë kështu edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2027, teksa do të paguhet 3.5 milionë euro në sezon.

ziek

ZIEH

Nuk ka asnjë lajm të madh në lidhje me pistën që do të çonte Milanin te Hakim Zieh. Përkundrazi. Futbollisti maroken, në dalje nga Çelsi, prej disa kohësh pëlqehet nga Milani. Klubi italian, megjithatë, nuk ka bërë ende një lëvizje vendimtare për të blerë anësorin e ish-Ajaksit, aq sa nga Anglia flasin për zhgënjim nga ana e lojtarit për ngadalësinë e bisedimeve.

Sipas Nizaar Kinselës nga ‘Evening Standard’, Zieh donte të transferohej në Milano, por tani do të ishte i frustruar nga qasja e ngadaltë e kuqezinjve për ta afruar në huazim me një mundësi blerjeje. Kjo situatë që do ta kishte shtyrë 28-vjeçarin që të udhëzonte menaxherin e tij për të gjetur alternativa.

REINOLD BAKALLI-Arena e Lajmit


Objektivi i merkatos “braktis” kuqezinjtë, Milani kundërpërgjigjet me një rinovim të rëndësishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook