Situata me trajnerin e ri te “Demat”, reagon Longo: Tifozët më donin te Partizani, por drejtuesit e tyre…

Partizani zyrtarizoi ditën e djeshme emrin e trajnerit të r të skuadrës që do të jetë Xhovani Kolela, me italian që do të zëvendësojë Dritan Mehmetin në stolin e “Demave”. Përpara zyrtarizimit të tij, të shumta kanë qenë aludimet lidhur me teknikun që do të merrte drejtimin e Partizanit me ish-teknikun e Kukësit Diego Longo i cili ishte pjesë e emrave të përmendur.

DIEGO LONGO

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe vetë 46-vjeçari i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka folur lidhur me situatën duke falënderuar tifozët dhe lojtarët që e kanë kontaktuar për ta ftuar të marrë këtë detyre, por ka theksuar se drejtuesit e Partizanit kishin menduar një zgjidhje tjetër duke mirëkuptuar vendimin e tyre.

“Në ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe dashamirëse nga ana e tifozëve dhe disa prej lojtarëve të Partizanit.

Shkruaj për ti falënderuar pa e fshehur simpatinë dhe respektin që kam ndaj tyre. Është një nder që emri im të lidhet me një shoqëri prestigjioze dhe ambicioze, një aventurë që unë dhe stafi im do ta kishim marrë me një entuziazëm të madh.

Drejtuesit e Partizanit kanë mendur një zgjidhje tjetër, i uroj më të mirën kolegut tim dhe një sezon të mbushur me suksese.”, ka shkruar Longo.

POSTIMI I LONGOS NË “FACEBOOK”:

4234234

Arena e Lajmit


Situata me trajnerin e ri te “Demat”, reagon Longo: Tifozët më donin te Partizani, por drejtuesit e tyre…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook