“Tentova të vras veten!”, inxhinieri në protestën e opozitës: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë. Biznesin nuk e zhvilllojnë pallatet 50 katëshe, por…

Biznesmeni

Në protestën e organizuar sot nga opozita, një inxhinier i cili mori fjalën, u shpreh se ka tentuar vetëvrasjen, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

Ai tha se kanë qenë gruaja dhe djali që e kanë shpëtuar.

Inxhinieri ka shtuar se që biznesi të ecë duhet të kemi shina të qendrueshme, ndërsa tha se zhvillimin e biznesit nuk e ndihmojnë pallatet 50 katëshe.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës.

Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duet të punojnë fermat e bujqësia jonë.

I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para.

Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate, dot”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Tentova të vras veten!”, inxhinieri në protestën e opozitës: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë. Biznesin nuk e zhvilllojnë pallatet 50 katëshe, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook