Asnjë tjetër si ai, mesfushori madrilen lë pas legjenda si Maldini apo Ari Han: Ne jemi Reali, vetëm fitojmë

Reali i Madridit ka një tjetër rekordmen në përbërje të vet. Karim Benzemasë dhe Karlo Ançelotit i është shtuar dhe Toni Kros. Mesfushori gjerman ka shkruar historinë me suksesin e Realit të Madridit në finalen e Superkupës së Europës kundër Frankfurtit.

KROS

Një titull më shumë për të, një rekord më shumë për të. Falë suksesit në Helsinki me Madridin, Tomi Kros është bërë i pari futbollist që ka fituar 5 herë Superkupën e Europës.

Në vitin 2013 ai e fitonte për herë të parë këtë trofe me fanellën e Bajernit të Mynihut 5-4 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur në barazim 2- 2. Në të njëjtin vit ai firmoste me Realin e Madridit, ku do të niste serinë e sukseseve në këtë kompeticion në vitet 2014, 2016, 2018 dhe e fundit ka ardhur të mërkurën në mbrëmje kundër Frankfurtit.

Kros i ka lënë të gjithë pas, duke përmendur dhe emra legjendarë si Paolo Maldini, Ari Han e deri te futbollistët aktualë, Dani Alvesh, Luka Modriç, Naço, Karvahal e Karim Benzema.

Mesfushori 32-vjeçar, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Realin ka folur për mediat gjermane pas suksesit ndaj Frankfurtit, duke rrëfyer se historia nuk ndryshon kur në finale është Reali i Madridit.

modric-kasemiro-kros

“Eintrahti e nisi mirë. Ata madje patën mundësinë e parë dhe nëse do të kishin shënuar, ndoshta takimi do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Por mendoj se pasi shënuam golin e parë ne arritëm ta kontrollonim ndeshjen. Ne jemi Reali dhe e treguam në fushë”, tha Kros për kanalin televiziv gjerman “RTL”.

Më tej Kros ka komentuar se trofeu i Superkupës është një ogur i mirë për sezonin e ri, teksa Reali do të nisë mbrojtjen e titullit në La Liga përballë Almerias të dielën në orën 22:00.

“Ne e kishim të qartë objektivin tonë, e dëshironim këtë trofe si një kapak për sezonin e kaluar dhe një shtysë për sezonin e ri”, ka thënë mesfushori i “Los Blancos”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit


Asnjë tjetër si ai, mesfushori madrilen lë pas legjenda si Maldini apo Ari Han: Ne jemi Reali, vetëm fitojmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook