Shkëndija u eliminua nga kualifikueset e Ligës së Konferencës me penallti përballë AIK-ut dhe nuk arriti dot të shkonte në fazën finale të “playoff”-it.
Ferhan Hasani ishte protagonist mbrëmjen e djeshme me një gol në minutën e 22’ me anë të një 11-metërshi, por gaboi një tjetër në goditjen e penalltive, që solli eliminimin e skuadrës së tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kapiteni i kuqezinj ve të Tetovës, i ka kërkuar falënderuar tifozët e tij dhe i premton se sezonin e ardhshëm, me skuadrën që do të përpiqet deri në fund për t’ia shpërblyer me rezultate të mira.
“Falënderim special deri te tifozët! Në emrin tim dua që në veçanti të falënderoj të gjithë tifozët e Shkëndijës që gjatë ndeshjeve në garat evropiane gjatë gjithë kohës na kanë dhënë kurajë e zemër dhe na kanë mbështetur maksimalisht. Përkrahja juaj dhe dashuria juaj ndaj Shkëndijës më kanë obliguar që të jap maksimumin për fanellën e Shkëndijës. Me besimin që ju e kishit te skuadra jonë, neve na bëtë që të ndihemi se çdo gjë është e mundur. Dhe për këtë ju falënderoj përzemërsisht.
Njëkohësisht shpreh keqardhje dhe ju kërkoj falje që ekzekutimi i penaltive nuk përfundoi ashtu siç deshëm ne dhe nuk arritëm të kualifikohemi në playoff, por ju premtoj se në të ardhmen do të bëjmë çdo përpjekje që për mbështetjen tuaj të ju shpërblejmë me rezultate të mira dhe së bashku të shënojmë sukseset e radhës”, ishin fjalët e Hasaint.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit