FOTO+VIDEO/ E konsideron Ronaldon “të vjetër”, motra e yllit portugez ia “plas në fytyrë” Perezit: Plakush, trupi i tij…

Me 5 trofe të Ligës së Kampionëve dhe 5 Topa të Artë të fituara, Kristiano Ronaldo padyshim ka lënë gjurmë të përhershme tek Realin i Madridit.

Në një moment kur e ardhmja e yllit portugez nuk është e sigurtë të shumtë janë fansat që kërkojnë kthimin e tij tek “Galaktikët”.

Real Madrid: Cristiano Ronaldo is still a Madridista through and through

I vetmi që nuk don një rikthim të Ronaldos mesa duket është Florentino Perez.

Presidenti i Real Madridit është shumë i lumtur me performancën e klubit të tij falë metamorfozës së Karim Benzema, dhe një rikthim i Kristianos nuk është me vend.

TCR. Twitterren: "Real Madrid's president, Florentino Pérez, on Cristiano Ronaldo's goal against Juventus: “The goal was one of the most beautiful in football history. Even king Juan Carlos called me to congratulate

I pranishëm në Helsinki për të dëshmuar fitoren e ekipit të tij kundër Aintraht Frankfurtit (2-0) të mërkurën gjatë Superkupës së Evropës, Perez iu përgjigj me ironi një mbështetësi që kërkonte kthimin e yllit portugez.

“Përsëri? Ai është 38”, -u shpreh lideri spanjoll.

 

Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Kristiano Ronaldos, e cila ka reaguar e frustruar në Instagram.

“Ai është 38 vjeç, por mund të kërcejë 2 metra lartësi, të qëndrojë në ajër për 3 minuta dhe trupi i tij nuk përmban dhjam. Respekto veten plak, je 75 vjeç”, ka shkruar Katia Aveiro.

Arena e Lajmit

FOTO+VIDEO/ E konsideron Ronaldon “të vjetër”, motra e yllit portugez ia “plas në fytyrë” Perezit: Plakush, trupi i tij…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook