E diel, ora 17:30, në “Allianz Arena” do të luhet Bajern MynihVolfsburg, e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës dhe në veçanti fokusi do të jetë tek ylli i ri i mbrojtjes, Matajs de Ligt, i cili pritet titullar në ndeshjen e parë në shtëpi të sezonit për kampionët e Gjermanisë.
Pas dy paraqitjeve si zëvendësues në Superkupë kundër Lajpcigut dhe javën e parë të Bundesligës kundër Frankfurtit, më në fund 22-vjeçari mund të jetë gati të prezantohet si titullar përpara tifozëve të tij.
“Ne thjesht morëm këtë vendim, sepse Lukas dhe Upa bënë shumë mirë në ndeshjen e parë kundër Lajpcigut. Nuk kishte asnjë arsye për të ndryshuar asgjë tani”, shpjegoi trajneri Julian Nagelsman në Frankfurt të premten, kur Lukas Hernandez dhe Dajot Upamekano ishin titullarë në qendër të mbrojtjes së rekordmenëve.
Pyetja që ngrihet tani është: Kush do të sakrifikohet në stol për t’i hapur vendin De Ligtit, i cili për cilësitë që u transferua nuk u ble për të qëndruar gjatë në stol? Upamekano i cili nuk pati një sezon të shkëlqyer debutimi, ka treguar shenja qëndrueshmërie në ndeshjet e para të këtij sezoni.
Ai nuk ka bërë asnjë gabim deri tani dhe Nagelsmani e vlerëson shumë, por me të dhe De Ligtin në fushë, trajneri do kishte dy mbrojtës që luajnë me këmbën e djathtë.
Ndërsa francezi tjetër, Hernandez, është mëngjarash dhe kjo mund t’i japë përparësi. Sidoqoftë, është një duel emocionues mes francezëve, duke i shtuar këtu edhe Pavarin, i cili nuk pritet të largohet nga Mynihu këtë merkato.
Arena e Lajmit
