Sulmuesi argjentinas i PSG-së, Mauro Ikardi, nuk është në planet e trajnerit Galtier dhe është një prej lojtarëve të cilët kanë dalë në shitje këtë verë.
Interesi për të nuk është i vogël dhe duket se dy klube janë vërë menjëherë në garë për shërbimet e tij.
Mançester Junajtid është në kërkim të një sulmuesi dhe pasi dështoi transferimi i Arnautoviçit pasi tifozët dolën kundra, “Djajtë e Kuq” po mendojnë tashmë të afrojnë argjentinasin.
Gjithsesi operacioni nuk pritet të jetë i lehtë, pasi në garë për të është edhe klubi turk i Gallatasarajit, i cili po ndërton një skuadër të fortë.
Arena e Lajmit