Pse Butrint Imeri refuzoi ftesën e “Big Brother”

Luizi dhe Kiara janë dyshja që kanë bërë për vete shumë ndjekës. Teksa të gjithë presin që të lidhen, si në çdo histori ka edhe një person të tretë. Veç se këtë herë bëhet fjalë për këngëtarin e dashur, Butrint Imeri. Artisti ka pasur një lidhje me Kiarën dhe duket se emri i tij është lakuar nga protagonistët.

Në një nga mbrëmjet banorët ishin duke qëndruar në oborr dhe artistja Nita Latifi, e ulur përballë tyre me kitarë në duar, po këndonte këngët që banorët donin. Në një moment ishte Kiara ajo, e cila i kërkoi të këndonte një ndër këngët e Butrint Imerit. Duke mos dashur të përmendë emrin e këtij të fundit, ajo e identifikoi si “kënga e Ledrit” duke qenë se bëhet fjalë për bashkëpunimin e tyre “Dale”. Nga ana tjetër, edhe Luizi e ka përmendur këngëtarin, duke bërë me dije se nëse ai bëhet pjesë e lojës, ai do të largohej.

Dhe në fakt, Butrinti është ftuar, por jo si konkurrent, por të ishte i pranishëm në një nga netët për të kënduar për VIP at, por kjo ftesë është refuzuar. Nuk dihet nëse axhenda e ngjeshur apo shmangia e përfshirjes së tij në këtë lojë ka qenë arsyeja që Butrinti s’ka pranuar.

Megjithatë, edhe vetë këngëtari kosovar e ka shijuar jo pak momentin e tij të famës. Ndërkaq, për Kiarën ka reaguar edhe këngëtari, ai përmes në “Instastory” kishte përkrahur atë. Mirëpo, së fundmi ai ka publikuar një foto të tijën, e që mbishkrimi lë për të dyshuar se ishte dedikim për Kiarën.

“A të merr malli që nuk jem më?”, ka shkruar Butrinti, vargun të cilin e thotë edhe në këngën të lançuar së fundmi, “Lule e dashnisë”. E duket se mbështetja e tij për ishte dashurën do të jetë vetëm virtuale, duke qenë se vetë artisti i ka thënë “Jo” ftesës për të qenë i ftuar në një nga netët.

 

Pse Butrint Imeri refuzoi ftesën e “Big Brother”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook