Rrogat e Milanit / Ibra e Leao nuk janë as mes 10 të parëve, ja lojtarët më të paguar te kampionët e Italisë

Afërisht pesëdhjetë milionë euro. Mi lani ia ka dalë të ulë vlerën e borderosë duke ndihmuar bilancet në mënyrë të ndjeshme. Sponsorët kanë kryer pjesën e misionit dhe jo më kot kampionët në fuqi janë ndër “big”-ët e Italisë me financat më të mira. Shuma që kuqezinjtë shpenzojnë çdo sezon kalon në buxhet si 83 milionë euro pasi përveç rrogave përfshihen edhe taksat.

milan

Në disa raste, “dekreti i rritjes” i mundësuar nga qeveria italiane i ndihmon klubet të kursejnë, e në rastin e “Djallit” kursimi prek rrogat e Zhirusë dhe Ibrahimoviçit.

Pikërisht sulmuesi francez është lojtari më i paguar i organikës së drejtuar nga Stefano Pioli. Rroga e tij nuk lidhet me golat e rëndë të sezonit të kaluar, por duket më se e merituar nëse vlerësojmë impaktin e 35-vjeçarit në fitoren me Napolin apo në përmbysjen e derbit kundër Interit që i orientoi kuqezinjtë drejt titullit.

Pas tij një tjetër francez dhe bëhet fjalë për një lojtar po me aq peshë për ekipin si Teo Hernandez. Podiumi i më të paguarve mbyllet me Ante Rebiçin, teksa pas tij vjen blerja e re, Divok Origi.

Më të varfrit e skuadrës, siç ndodh shpesh, janë të rinjtë. 18-vjeçari Lazetiç përfiton 300 milionë euro në muaj, teksa dyfishin e rrogës së tij e merr Kalulu dhe Mateo Gabia, që paguhen edhe më shumë se Brahim Diazi.

Dy milionë eurot e Ibrës e mbajnë në mesin e renditjes, teksa nga ‘big’-ët e skuadrës më pak i paguari është Rafael Leao, për të cilin klubi ka kohë që punon në mënyrë që t’i përshtatë rrogën me paraqitjet.

12

01

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Rrogat e Milanit / Ibra e Leao nuk janë as mes 10 të parëve, ja lojtarët më të paguar te kampionët e Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook