“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë”, Berisha: “Edi Rama shko në burg”, do të bëhet realitet

Capture

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalën në protestën e opozitës.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që mendojnë se shqiptarët largohen nga vendi të mos i japin fonde kësaj qeverie, pasi do përfundojnë si taksat e shqiptarëve që vidhen nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Stabiliteti e vota, stabiliteti e shpresa, besimi dhe e ardhmja do jenë të pandara.

Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi e që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria u them njerëzisht, ruani fondet e taksapaguesve mos ja jepni kësaj qeverie sepse do kenë fatin e fondeve e taksave që shqiptarët paguaj në e vidhen nga qeveritarët.

Shqiptarët, çdo krizë e përjetojnë se tragjedi kombëtare, kjo vetëm për një arsye, se Rama e vjedh. Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet ku vdiqen 51 qytetarë, të gjithë në dërtesa të bëra të pabanueshme nga tërmeti i 3 muajve më parë, në shtator. U lanë aty fondet e caktuara u vodhën.

Shpirtrat e tyre sot kërkojnë drejtësi. Para 3 ditësh Rama urdhëroi drejtësinë e tij të shpallë të pafajshëm, sot dhjetëra mijëra qytetarë që 3 vite humbën banesat jetojnë në çadra e kushte të jashtëzakonshme, vetë ai udhëton me charter me dhomë gjumi ultra luksoze. Vjedhin, vjedhin, vjedhin”, tha ai.

Sipas Berishës “Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre.
Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet”.

Arena e Lajmit

“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë”, Berisha: “Edi Rama shko në burg”, do të bëhet realitet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook