“Tani më duket sikur jam në shtëpi”, Sterling tregon prapaskenat e largimit nga Mançester Siti: Doja të luaja në…

Rahim Sterling ka premtuar se do jetë një lider te Çelsi pasi ai është rikthyer në qytetin e tij si një lojtar më i pjekur. Sulmuesi 27-vjeçar rikthehet të jetojë në kryeqytet për herë të parë prej më shumë se 10 vitesh, pas aventurave të suksesshme me klubin e Liverpulit dhe Mançester Sitit.

0_Raheem-Sterling

Anglezi, i cili u transferua në “Stamford Bridge” këtë merkato për 47.5 milionë paund, pranon se e bëri një lëvizje të tillë për të pasur mundësi për më shumë hapësira sesa në skuadrën e Guardiolës tani që po afrohet Botërori.

“Transferimi erdhi sepse ndjeva se kisha një kohë të kufizuar loje te Siti për arsye të ndryshme. Nuk mund të shpenzoja më shumë kohë. Kështu që më duhej të ruaja të njëjtin nivel dhe të provoja një sfidë e re. Që prej moshës 17-vjeçare kam qenë një titullar i rregullt. Dhe për të arritur në kulmin e karrierës është e pamundur në rast se nuk luaj rregullisht. Çelsi është një skuadër e fortë që do të përmirësohet në vazhdim. Me pronarët e ri vizioni është i qartë. Tani që jam në Londër më duket sikur jam kthyer në shtëpi. Gjithë rrugëtimi në karrierë duke nisur nga Liverpuli, Siti dhe tani te Çelsi më duket si një ëndërr”, tha sulmuesi anglez, i cili kërkon të mos humbasë Botërorin me Anglinë në Katar.

Arena e Lajmit


“Tani më duket sikur jam në shtëpi”, Sterling tregon prapaskenat e largimit nga Mançester Siti: Doja të luaja në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook