Pragsezoni duket se ka sjell ambient festiv në Ballsh, kjo sepse një nga lojtarët më të mirë Eridon Qardaku ka festuar 22-vjetorin. Festa natyrisht që ka pasur surpriza teksa klubi ka përgatitur tortën dhe shokët kanë filluar që të argëtohen me ngacmime ndaj sulmuesit.
Krahas stafit me kryetrajnerin Jeton Beqiri me stafin e tij qe përbëjet nga Eduart Miço e Arvid Bregasi, nuk ka munguar dje edhe presidenti Besnik Kapllanaj, teksa ceremonia është zhvilluar në stadiumin “Adush MuĻa”, me sulmuesin që ka marrë urime nga të gjithë të pranishmit.
Arena e Lajmit