VIDEO/ Protesta e opozitës, hiqen dyert e blinduara te Kryeministria, fshihet boja e hedhur nga protestuesit

Km

Pas protestës së thirrur nga opozita, duket se gjithçka është kthyer në normalitet para Kryeministrisë. Punonjësit e institucionit të kryeministrisë kanë hequr dyert e blinduara, të cilat ishin vendosur si masë sigurie në rast të përshkallëzimit të protestës.

Po ashtu është fshirë boja e kuqe dhe e zezë në muret e godinës së Kryeministrisë dhe janë hequr qirinjtë e vendosur nga protestuesit.

Kujtojmë se protesta e një dite me parë u shoqërua me disa incidente të vogla, ku pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët çanë kordonin e sigurisë së policisë dhe ndezën qirinj në hyrjen e Kryeministrisë dhe qëlluan muret me bojë, Kishte dhe nga ata protestues që goditën me shkelma dhe grushte dyert e blinduara, madje një prej tyre u ndalua nga policia, pasi sipas kësaj të fundit, personi kishte nxjerrë thikë dhe po bënte lëvizje të pakontrolluara.

Ndërkohë në oborrin në krah të Kryeministrisë mungon një “simbol” i kësaj godine, kërpudha që e ka vendosur Edi Rama. Përpara çdo tubimi, autoritetet e largojnë kërpudhën pasi në raste të mëparshme, qytetarët e kanë shkatërruar.

VIDEO/ Protesta e opozitës, hiqen dyert e blinduara te Kryeministria, fshihet boja e hedhur nga protestuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook