Amerika dhe MLS duket se po kthehen në “modë” për futbollistët e njohur në Europë ku i radhës është mesfushori i Barcelonës, Serxhi Buskets.
Sipas raportimeve nga “Goal”, 34-vjeçari po planifikon një transferim në MLS verën e ardhshme, me spanjollin që duket se do ta mbyllë aventurën te katalanasit në përfundim të këtij sezoni.
Barcelona i ka ofruar rinovimin Buskets, por spanjolli nuk duket i bindur nga oferta dhe preferon një aventurë të re jashtë Europës për ta mbyllur karrierën në një kampionat tjetër më pak sfidues siç është MLS.
Arena e Lajmit