Deputeti Tritan Shehu, ka dënuar sulmin në Stamboll ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe u plagosën rreth 81 të tjerë.
Në një reagim në Facebook ai thekson se marrja e jetëve të pafajshme është një veprim i patolerueshëm.
Statusi:
Atentat terrorist ne Stamboll.
E dhimbeshme dhe revoltuese te degjosh perseri per akte te tilla terroriste.
Te tilla akte kriminale duhet te krijojne te gjithe indinjaten e reagimin njerezor.
Te marresh jete te pafajeshme, te lendosh qytetare te tjere, eshte nje veprim i pa tolerueshem.
Ngushellimet me te sinqerta per viktimat e sherim te shpejte te te plagosurve.
Te gjithe solidaritetit popullit dhe shtetit turk per tejkalimin sa me te plote te kesaj situate te pa kuptimte.