Ajo mes Barcelonës dhe mesfushorit të saj Frenki de Jongut është kthyer në një luftë në çdo drejtim. Klubi katalanas ka ashpërsuar qëndrimin e vet ndaj holandezit.
Nëse deri më tani, klubi i kërkonte një ulje page deri në masën 40% mesfushorit holandez, tashmë e ka çuar në 50% kërkesën e saj. Lajmi është bërë me dije nga gazeta spanjolle “Sport”, sipas së cilës ky është kushti i fundit që klubi i ka vënë lojtarit nëse ai dëshiron të vijojë karrierën në “Camp Nou”.
Në të kundërt, Barça do të vlerësojë oferta e ardhura për De Jongun dhe me shumë gjasë do ta shesë për te Çelsi, që ka ofruar 75 milionë euro. Sipas gazetës spanjolle në fjalë, gjithçka pritet të zgjidhet në pak orë kur agjentët e lojtarit të zbarkojnë në Barcelonë për një takim me klubin.
Arena e Lajmit