Arbitrat shqiptar, po fitojnë besimin e UEFA-s nga sezoni në sezon. Pas Enea Jorgjit, edhe kryesorë të tjerë si Hamiti apo Xhaja, janë duke u konfirmuar në arenën evropiane.
Së fundmi arbitrit nga kryeqytetit Xhaja, i është besuar dueli i “Play Off”-it të Ligës së Konferencës mes Djurgarden dhe APOEL Nikosias.
Ndihmës të Xhajës do të jenë asistentët Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Kreshnik Bajramaj. Dueli mes Djugarden dhe APOEL Nikosias, do të zhvillohet në stadiumin “Tele 2 Arena” të Stokholmit, më 17 gusht në orën 18:45.
Arena e Lajmit