“Mcgonigal”/ Çështja e mikut të kryeministrit Rama shkon në kongresin amerikan, republikani Jordan: FBI u përdor si armë politike, do hetohet

Sds

Kongresmeni republikan, Jim Jordan, u kërkoi demokratëve të bashkohen me republikanët në nisëm që synon të hetojë “armatizimin” e qeverisë federale.

Jordan, një mbështetës i fortë i Trumpit, u shpreh ndër të tjera se edhe për atë që e quajti “armatizimin” e agjencive federale, duke kritikuar FBI-në ndërsa përmendi Charles McGonigal, agjentin special të ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018.

“FBI ka spiunuar fushatën e presidentit, ka ndryshuar provat përpara gjykatës FISA, ka paguar një burim njerëzor konfidencial edhe pse e dinin se burimi njerëzor konfidencial i kishte gënjyer”, ka deklaruar ai.

McGonigal u akuzua të hënën e kaluar se punonte me Oleg Deripaskën, ndërsa në aktakuzë përmendet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, për disa takime të padeklaruara me zyrtarin e FBI.

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) tha se McGonigal, i cili mori pjesë në hetimin e oligarkëve rusë, mori para nga Deripaska në 2021 për të hetuar një tjetër oligark. Agjenti special ka punuar gjithashtu në vitin 2019 për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Deripaska, sipas AP.

Së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve ka krijuar një komitet të posaçëm, që do të hetojë përdorimin e agjencive federale si armë kundër të djathtëve.

Komiteti, që drejtohet nga republikani Jim Jordan, do të ketë autoritet të gjerë për të hetuar Departamentin e Drejtësisë, agjencitë e inteligjencës si FBI dhe CIA, por edhe kompani private si Twitter.

Komiteti do ketë një buxhet të jashtëzakonshëm dhe do të hetojë akuzat se këto agjenci kanë dhunuar të drejtat civile.

Komiteti do përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë.

 

“Mcgonigal”/ Çështja e mikut të kryeministrit Rama shkon në kongresin amerikan, republikani Jordan: FBI u përdor si armë politike, do hetohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook