Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai ka deklaruar se opozita është në rrugën e duhur, megjithatë shtoi se kryeministri Edi Rama do të largohet e dërgohet para drejtësisë për gjithçka që ka kryer.
“Më 14 maj do jetë një fitore e jashtëzakonshme. Koha do ta tregojë. Opozita është në rrugën e duhur, ka nevojë të jetë me e shpejtë dhe më e unifikuar.
Rama do të shporret dhe do të shkojë para drejtësisë sipas ligjeve të tij. Edhe kujdesin shëndetësor do ta ketë”, tha ai.
Arena e Lajmit