Me doza kanabisi në makinë gati për shitje, arrestohen dy të rinjtë në Bulqizë, në kërkim bashkëpunëtori

Policia 20

Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike, kanabis.

Uniformat blu bëjnë me dije se E.D., 23 vjeç dhe A.L., 24 vjeç u kapën teksa ishin bërë gati një sasi dozash kanabisi për shitje.

Ndërkohë në kërkim është shpallur shtetasi A.S., pasi gjatë kontrollit nga policia ka arritur të zbresë nga automjeti dhe të largohet.

Njoftimi, Bulqizë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Me doza kanabisi në makinë gati për shitje, arrestohen dy të rinjtë në Bulqizë, në kërkim bashkëpunëtori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook