Nga protesta te fyerjet/ Rama sulmon Berishën dhe Metën: Akuzat me serbë e kinezë, prodhime të një tërbimi non-gratash dhe spiunësh. Turpërojnë vendin edhe në gjuhë të huaj

Whatsapp Image 2022 11 15 At 10.59.02

Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur për një koment për akuzat e ndërsjellta mes opozitës dhe maxhorancës por dhe për protestën, theksoi se shenja e barazisë i takon ta vendosë media.

Ai tha në një konferencë për mediat se ka bërë zgjedhjen e tij, dhe se është me Shqipërinë.

“Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord dhe s’kam për të qenë kurrë dakord me këtë shenjën e barazisë. Mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë të dëshironi, por kjo është puna juaj. ‘Ka pasur akuza, ju për ata dhe ata për ju’, besoj se nuk është vështirësi e madhe të bëhet dallimi mes komentit të një fakti dhe akuzave pa fakte. PD është financuar me para ruse gjysmë mbi dollarë për të rrëzuar PS, nuk është akuzë, por fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq. Një fakt i zbuluar nga media në SHBA, nga media ndërkombëtare, i përqeshur gjerësisht nga shumëkush këtu dhe nga media kombëtare, dhe i konfirmuar nga Shërbimi Sekret Amerikan, CIA.

Akuzat me serb dhe se di me ça tjetër, janë prodhime të një tërbimi të madh, një tërbim non-gratash dhe spiunësh për një çështjeje kryesore në rajon për një investim që duhet të jetë krenari kombëtare. Sepse do të transformojë Durrësin. Do të rritet eksponencialisht punësimin. Të ngresh akuza të tilla në hava, është fatkeqësi kombëtare. Ne kemi bërë zgjedhjen. Nuk lë rast pa lartësuar emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë kur flas në gjuhë të huaj, por non-gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë sa hapin gojën dhe me emrin e tyre. S’ka gjë më shumë për të ardhur keq, saqë mediat reflektojnë këtë deformim pa asnjë kontribut. Unë mund t’ju akuzoj të gjithëve për bashkëpunëtorë me djallin, por kjo mbete akuzë në hava. Ndaj nuk është detyra juaj të që të provoni këtë, por e imja. Kjo është vendosur që në kohën e Romës. Shqiptarët ushqehen me dokrra dhe dëngla. Është barra e atij që akuzon që të provojë akuzën dhe jo barra e atij që akuzohet, që të provojë se akuza është e vërtetë. Cilët serbë, cilët kinezë? Cilët?! PD është financuar me para ruse, ky është fakt.
Është në më shumë se dy burime, të cilët duhet të jenë bibla dhe kurani juaj.”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Nga protesta te fyerjet/ Rama sulmon Berishën dhe Metën: Akuzat me serbë e kinezë, prodhime të një tërbimi non-gratash dhe spiunësh. Turpërojnë vendin edhe në gjuhë të huaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook