Prezantimi zyrtar, Bremer “ndez motorrët”: Jap gjithçka, me Juven kam realizuar ëndrrën

Të hënën do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare, por Gleison Bremer e ka provuar peshën e fanellës së Juves që në këto dalje të para në miqësore, ku gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë. Braziliani dje është prezantuar për mediat duke folur për objektivat dhe pritshmëritë në ekipin e ri.

dugout_hcnrz68q_poster

Si ka qenë impakti me ambientin e ri?

Pozitiv. Kam ardhur në një klub ku kërkohet vetëm fitore. Me trajnerin kam biseduar dhe më është dukur se ka të njëjtën mendësi. Kam pasur pak vështirësi me skemën sepse te Torino luanim me tre mbrojtës, ndërsa këtu luhet me 4, por një lojtar që pretendon të jetë në këto nivele duhet të përshtatet shpejt. Kam folur me Kielinin dhe më tha që të mos kushtëzohem nga miqësoret e të jem gati për kampionatin.

Në cilin moment ekzakt zgjodhët Juven?

Kam pasur oferta nga disa ekipe, por zgjodha Juven sepse ishte ajo më fituesja. Këtu kërkohet vetëm sukses dhe së bashku me menaxherin tim vendosëm që ishte vendi i duhur.

Sa mund t’ju ndihmojë Juvja për të kapur kombëtaren e Brazilit?

Juvja njihet në të gjithë botën dhe kalimi im e përfshinte edhe këtë logjikë. Këtu ka brazilianë dhe e di që nuk do ta kem të lehtë, por ky klub është garanci e unë dua të jem në lartësinë e duhur.

E keni vuajtur ndryshimin e skuadrës pa ndryshuar qytet?

Tifozët e Torinos e kanë marrë shumë keq, por edhe ata vetë do të donin më të mirën për fëmijët e tyre. Zgjedhja ime u orientua pikërisht edhe nga ky fakt. Fundja ky është profesioni im dhe unë nuk kam thënë kurrë që nuk do të vija asnjëherë te Juvja.

Duke parë miqësoret, mendoni se mund të synoni titullin?

Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kjo është e papranueshme, sidomos te Juvja, ku fitorja është detyrim. Do të mundohemi që ndaj Sasuolos të jemi në lartësinë e duhur për ta nisur sezonin me pikë të plota. Unë vjet nuk isha, por kam kuptuar që sivjet do të ndryshojnë.

Si është raporti juaj me Bonuçin?

Është kapiteni përveçse kolegu im i repartit. Më vjen mirë që ai dhe të tjerët më kanë pritur krahëhapur. Gjatë karrierës sime kam pasur shumë ndihmesa nga shokët dhe trajnerët. Me Juriçin bëra hovin cilësor e uroj të ruaj ritmin me Alegrin. Sidomos sivjet që luajmë edhe në Champions. Vetëm me ardhjen te Juvja kam realizuar shumë ëndrra, por synoj të realizoj edhe të tjera.

Arena e Lajmit


Prezantimi zyrtar, Bremer “ndez motorrët”: Jap gjithçka, me Juven kam realizuar ëndrrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook