Borusia e Dortmundit triumfua me përmbysje 1-3 ndaj Frajburgut në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës gjermane. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të me Gregoritsç, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.
Në fragmentin e dytë të ndeshjes, verdhezinjtë iu falën dy talenteve 18-vjeçarë që arritën të përmbysnin shifrat. Fillimisht ishte Bynoe Gitens, i cili në minutën e 77-të vendosi baraspeshën teksa në të 84-tën, Moukoko përmbysi gjithçka. Për të vulosur përfundimisht triumfin e Dortmundit mendoi Volf në minutën e 88-të.
Vlen të theksohet fakti se në këtë duel në radhët e Dortmundit, u aktivizua nga minuta e parë blerja më e re Modeste, i cili u mor si zëvendësues “in-extremis” i Haller, që është duke luftuar me një sëmundje të sikletshme. Në javën e tretë të kampionatit Borusia e Dortmundit do të përballet me Verder Bremer në shtëpi.
Arena e Lajmit