“Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për Portin e Durrësit”, Berisha paralajmëron lëvizjet e PD: Të ngremë komision hetimor parlamentar, ta dërgojmë në GJK dhe…

Sali Berisha2

Sali Berisha tha se PD duhet të reagojë në mënyrë të “rrufeshme” për të penguar Edi Ramën për të kaluar ligjin për marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediat kreu i PD tha se Edi Rama po tenton që të kalojë në mënyrë të “rrufeshme” ligjin për marrëveshjen e Portit të Durrësit, dhe për ta ndaluar PD duhet të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, çuarjen e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe protestat e vazhdueshme.

“Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër. Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës.

Nuk mund të jetë kush tjetër. Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, dhe ne në mënyrë të rrufeshme duhet të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe duhet ta dërgojmë në gjykatën kushtetuese. Tjetër instrument që kemi në dorë, protesta e fuqishme kundër kësaj grabitje të fuqishme”, tha Berisha.

“Është shumë e rëndësishme qytetarëve tu shpjegojmë cpo ndodh në kurriz të tyre, nuk kanë vlerë, por porti është pasuria më e vlefshme e vendit. Ndaj dhe ne duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet. Është një proces që lidhet gjithçka me largimin e Ramës si armik i betuar i votës së shqiptarëve. Tani ne natyrisht në diskutimin e buxhetit duhet të përgatisim amendamentet, të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, e biznesit, të godasim me forcë çdo projektim të buxhetit për oligarkët, të lexohet me vëmendje dhe të kundërshtohet sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Edi Ramës”, deklaroi gjithashtu Berisha.

“Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për Portin e Durrësit”, Berisha paralajmëron lëvizjet e PD: Të ngremë komision hetimor parlamentar, ta dërgojmë në GJK dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook