Ditët e fundit operacioni i policisë i koduar me emrin “Fijet”, ka sekuestruar qindra kamera të vendosura në disa qytete të vendit nga grupet kriminale, për të monitoruar lëvizjet e grupeve kundërshtare apo ato të policisë.
Nga ky operacion janë sekuestruar po ashtu kamerat e dy shtetasve në Devoll të qarkut Korçë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se personat që kishin vendosur kamera në kundërshtim me ligjin janë shtetasit Andrea Bleta nga fshati Baban i njohur në fushën e narkotikëve, dhe Sokol Anxhi nga qyteti i Bilishtit aktualisht me masë sigurie.