Deputetët e PD-së të irrituar në seancë, Zhupa: Kush janë dhunuesit e fjalës sime, kush e ka vendosur që opozita të mos flasë?

Kuvend

TIRANË

Deputetët e PD-së janë irrituar sot në seancë pasi nuk kanë gjetur emrin në listën e diskutuesve për mocionin me debat për procesin e integrimit.

Deputetja Ina Zhupa pyeti se cili nen e ndalon të flasë për procesin e integrimit, kush janë dhunuesit e fjalës së lirë dhe kush e ka vendosur që opozita të mos flasë.

“Nuk e kuptoj si është e marrë vendimi për kolegët Leskaj e Paloka. E dyta ka të bëjë me mundësinë për të folur në këtë parlament. Mocionin me debat e keni bërë me kohë të kufizuar sipas konferencës së kryetarëve. Unë jam anëtare e grupit parlamentar të PD-së. Kam kërkuar të regjistrohem në sekretari dhe më është thënë që më është hequr emri nga grupi parlamentar i PD-së. Duke qenë se në asnjë pikë të rregullores nuk e gjej se si qenka e kufizuar koha e deputetit unë dyshoj që duke qenë se dhe Porti i Durrësit që do të jetë javën tjetër do të jetë me kohë të kufizuar këta duan ta limitojnë që të bëjnë vetë marrëveshjet me maxhorancën dhe të mos na lënë të flasim dhe të mos bëjmë opozitë. Procesi i integrimit nuk është tango midis dy personave. Procesi i integrimit i takon të gjithë parlamentit dhe në momentin që ne kërkojmë fjalën 1 min, 2 min unë dua ta di në cilin nen mua më ndalohet të flas për procesin e integrimit. Kush janë dhunuesit e fjalës sime së lirë, kush janë dhunuesit e të drejtave dhe të rregullores së parlamentit. Dua ta di kush e ka vendosur që opozita të mos flasë. 1 min, 2 min sa të bjerë në proporcion me kohën që ka grupi parlamentar i PD-së”, deklaroi Zhupa.

Deputetët e PD-së të irrituar në seancë, Zhupa: Kush janë dhunuesit e fjalës sime, kush e ka vendosur që opozita të mos flasë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook