Gjekmarkaj takon kryeparlamentarin maqedonas, Xhaferri: Intensifikim i raporteve mes dy vendeve

2f58ad22 1284 484a 9544 F370f4359bb6

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.

Gjakmarkaj bëri të ditur se në takim është diskutuar mbi intensifikimin e raporteve shtetërore e institucionale.

Ai tha se integrimi në BE është rruga e vetme dhe busulla për të cilën vlen çdo përpjekje, ndërsa shtoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni është i vendosur dhe kontribues me sakrificat dhe shembullin e bashkëpunimit institucional në rrugën e integrimit.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pritem në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga SHTZ Talat Xhaferi.

Zhvilluam një bisedë vëllazërore mbi intensifikimin e raporteve shtetërore e institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Në kontekstin e sfidave të përbashkëta integruese e jo vetëm vumë theksin te mundësitë dhe nevojat për të forcuar miqësinë mes nesh, për të investuar gjithmonë tek paqja, stabiliteti e demokracia në rajon, besnik të vlerave përbashkuese të Nato-s dhe BE. Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut e bën jetike dhe e shndërron në perspektivë të vetme këtë opsion. E përgëzova z. XHAFERI për dinjitetin që i jep portretit të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me kontributin e tij historik e aktual, shtetit fqinj e po kaq krejt shqiptarëve kudo që ndodhen.

Gjithashtu në mënyrë tejet të përzemërt biseduam me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Bujar Osmani një Diplomat racional dhe efikas i cili ka udhëhequr me sukses diplomacinë e Maqedonisë së Veriut pa komplekse në sfida të vështira. U pajtuam me Ministrin Osmani se integrimi në BE është rruga e vetme dhe busulla për të cilën vlen çdo përpjekje.
Faktori politik Shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i vendosur dhe kontribues me sakrificat e djeshme dhe shembullin e bashkëpunimit institicional sot në udhëtimet integruese”, deklaroi Gjekmarkaj.

 

Arena e Lajmit

Gjekmarkaj takon kryeparlamentarin maqedonas, Xhaferri: Intensifikim i raporteve mes dy vendeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook