E ardhmja e Mauro Ikardit është ende në pikëpyetje, me sulmuesin argjentinas që pritet të largohet shumë shpejt nga PSG, por ende nuk ka asnjë klub që ka dërguar një ofertë zyrtare.
Siç raportuan mediat italiane, Monza ishte gati për të afruar sulmuesin dhe të bënte një ofertë për të.
Por këtë lajm e ka përgënjeshtruar Adriano Galiani, i cili është shprehur se skuadra nuk ka nevojë për një sulmues tjetër.
“Ne nuk do të nënshkruajmë me Ikardin, mbajini mend fjalët e mia! Ne nuk kemi nevojë për sulmues, pasi transferuam Andra Petanjan”, u shpreh 78-vjeçari, i cili nuk e shikon argjentinasin në planet e klubit.
Arena e Lajmit