Spaho i ashpër me mazhorancën dhe grupin e Alibeajt: Jeni bedela të Ramës, rublaxhinj! Disa nga krahu jonë janë bërë turp i shqiptarëve, po përdhosin Parlamentin

Spaho

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho pasi iu hoq e drejta e fjalës për të folur për çështjen e integrimit të Shqipërisë, tha se deputetët e PS janë bedelat e Ramës dhe rublaxhinj.

Po ashtu ai sulmoi dhe grupin e Alibeajt.

“Mua s’më përfaqëson as Alibeja, as Tabaku asnjë tjetër. Unë njoh kushtetuan. Ajo më jep të drejtë mbi bazën e votës. Rregullorja thotë’ diskut deri në 10 minuta. Pse duhet të flasim? Pse? Se nuk doni ju? Dua të më fusni në listë për çështjen e integrimit, pasi lidhet me shumë gjëra. E di që nuk jam në listë, se ju jeni bedelat e atij që vjen të karrigia e atij. Ju jeni rublaxhintë e atij, Ju jeni bedelat e atij që i mbaron me Iç emri. Kur ne kërkojmë të drejtën e fjalës, kërceni si miza e kalit, sikur e ka pickuar miza. Sikurse jeni ju, janë dhe disa të tjerë nga krahu jonë, që bëni të njehen lojë dhe jeni turpi i qytetarëve shqiptarë, e keni përdhosur këtë parlament.”, tha ai.

Spaho i ashpër me mazhorancën dhe grupin e Alibeajt: Jeni bedela të Ramës, rublaxhinj! Disa nga krahu jonë janë bërë turp i shqiptarëve, po përdhosin Parlamentin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook