VIDEO/ Erdhi me bujë pas largimit të Strakoshës, gafë e pabesueshme dhe i kuq pas 5 minutash për portierin e Lacios

Largimi i Thomas Strakoshës nga radhët e Lacios bëri që në klubin bardhekaltër të mbeteshin pa titullar në katërkëndor, pasi edhe Pepe Reina i dha lamtumirën skuadrës italiane, Në radhët e ekipit u afrua portugezi Luis Maksimiano, i cili u ble nga Granada dhe u transferua me shumë bujë në Itali.

maksimiano

Gardiani trumbetohej si një lojtar me të ardhme të sigurt dhe se do të “korrigjonte gabimet” e Strakoshës. Por kanë mjaftuar vetëm 5 minuta në debutimin e tij në Serinë A ndaj Bolonjës që të gjithë të fillojnë të kujtojnë me nostalgji shqiptarin e larguar nga bardhekaltrit.

Pas një topi në thellësi, Maksimiano doli për të ndalur sulmin e kundërshtarëve, por në mënyrë të pabesueshme e kapi topin me dorë jashtë zonës. Një gafë e jashtëzakonshme për nivele të tilla dhe që detyroi gjyqtarin t’i tregonte atij kartonin e kuq duke e nxjerrë nga fusha e lojës dhe duke lënë menjëherë Lacion me 10 lojtarë.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Erdhi me bujë pas largimit të Strakoshës, gafë e pabesueshme dhe i kuq pas 5 minutash për portierin e Lacios

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook