Raul De Tomas është një nga sulmuesit që ka spikatur më shumë në sezonin e kaluar në La Liga. Futbollisti që aktivizohet me Espanjolin në Spanjë, është në interesin e klubeve të mëdha europiane, si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut apo Çelsi.
Së fundmi, në garë për të është futur edhe Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” po kalojnë një moment të vështirë dhe duket se Ten Hag kërkon një sulmues qendre, pasi nuk e shikon më Ronaldon si pjesë të skuadrës.
Kështu spanjolli do të ishte zgjedhja e duhur për teknikun holandez, por për të arritur te shërbimet e tij nuk duket e lehtë.
Arena e Lajmit