Pikantet e Bylis-Tirana/ Tifozët nostalgjikë për Orges Shehin, thumba ndaj arbitrit

Tirana mundi në miqësore Bylisin me shifrat 1-3 përpara fillimit të sezonit të ri. “Panorama Sport” ju sjell rastet më pikante nga kjo sfidë.

Bylis tirana

– Ndryshe nga Bylisi që kishte një “tjetër skuadër” në stol, te Tirana binin në sy më pak lojtarë, teksa nga ana e bardhebluve është vlerësuar njësoj si ndeshje zyrtare testi në “Adush Muça”.

– Devid da Silva nuk ka qenë as në testin me ballshiotët dhe duket se divorci me sulmuesin është i pashmangshëm, ndërsa nuk është parë as Taulant Seferi në mjediset e “Adush Muçës”.

– Bylisi dhe Tirana e kanë kthyer në traditë miqësoren, kështu ka ndodhur të paktën në tri sezonet e fundit, kur takimet testuese janë luajtur në kryeqytet, por edhe në Ballsh.

– Presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe një grup dashamirësish nga Tirana kanë qëndruar në tribunë aty ku ka qenë presidenti Besnik Kapllanaj dhe disa fansa vendës.

– Pavarësisht se nuk kanë qenë temperatura shumë të larta, krahasuar me testet e mëparshme zhvilluar në Ballsh, sfidën e kanë ndjekur një numër prej 200 tifozësh vendës…

– Në të 75-ën, ka një dëmtim të Qefalisë që duket se ka bërë që trajneri dhe stafi ta zëvendësojnë me Hilën, në mënyrë që talenti i bardhebluve të mos rrezikojë, pasi shihet si një element i vlefshëm dhe i projektuar për në formacion në sezonin e ri që nis në fundjavë.

– Trajneri i Bylisit, Jeton Beqiri, jepte udhëzime gjatë gjithë ndeshjes, madje shpesh merrej edhe me lojtarë të veçantë e madje duke dialoguar edhe me stafin e tij, kur diçka nuk shkonte mirë. Ndërsa më i heshtur dukej homologu i bardhebluve, Shehi.

– E veçanta interesante, se në radhët e Tiranës binin në sy tre ish-ë ballshiotë, me Orges Shehin ish-portier te Bylisi në 1998- 1999, sot trajner dhe Tefik Osmani, drejtori teknik që ka luajtur si mbrojtës në Ballsh në sezonin 2003-2004, ndërsa Joselin Behiratçe ka ardhur në Shqipëri fillimisht te Bylisi, por që nuk ka luajtur dy vite më parë.

-Një grup tifozësh vendës që kanë qëndruar pas pankinës së Shehit, në fund i kanë uruar suksese në kampionat trajnerit Shehi, duke i kujtuar edhe periudhën kur ka qenë në Ballsh, ndërsa trajneri bardheblu u ka buzëqeshur dhe përshëndetur njëkohësisht! “Orges, suksese në kampionat, të kemi pasur lojtarin tonë, ishalla sa më lart”, – ndërsa trajneri i bardhebluve u është kthyer: “Suksese edhe juve”!

-Në ballore kishte një numër të paktë tifozësh, e megjithatë nuk kanë munguar edhe batutat ndaj gjyqtarit. Në një moment, ka një faull në pjesën e dytë ndaj Kaçorrit dhe nuk kursehen vendësit: “O Ferhat, ku i ke kartonët apo sot i paske harruar në shtëpi”?!

Arena e Lajmit


Pikantet e Bylis-Tirana/ Tifozët nostalgjikë për Orges Shehin, thumba ndaj arbitrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook