Pioli i kërkoi të bënte fantazistin, belgu i bëri të gjitha. De Ketelere kënaq “San Siro”-n

I fortë, përndryshe nuk do të ishte te Milani pas një ndjekjeje disamujore. Është ky epiteti që përdorin për Sharl de Ketelaren. Ndaj Udinezes, belgu e nisi nga stoli, por shkeljen e barit e “pagëzoi” me një postim ku thuhej: “Kënaqësi që po të njoh ‘San Siro’”. Përshëndetje e cila u këmbye me entuziazëm kur spikeri i stadiumi i thirri emrin dhe sidomos pasi hyri në fushë.

de ketelaere

Vjen nga një lloj futbolli tjetër, por siç thotë Pioli: “Ka teknikë, personalitet, vizion loje dhe di të sulmojë thellësinë”. Specialistë thonë se i mungojnë disa kilogramë muskuj. Ka gjasë të jetë kështu, por nuk duhet ta ekzagjerojë sepse i kërkohet të ndërtojë e jo të shkatërrojë.

SHIFRAT – Hyrja e De Ketelares në sfidën ndaj Udinezes nuk ishte e parëndësishme. 25 minuta në fushë së bashku me shtesat teksa sfida ishte në dishezë. Belgut mund t’i kishte mjaftuar të bënte detyrën. Me pak fjalë, kujdesi për territoret e veta.

21- vjeçari, nga ana tjetër, i përdori minutat për të treguar se kush është, çfarë mund të bëjë. Nja dy dyluftime shpatull me shpatull, sa për të shpjeguar se këmbët e sjellshme kanë arsyet e tyre, por nuk janë gjithçka.

Një sprint për të mbajtur një top në fushë teksa po dilte në fundore. Dhe specialiteti i shtëpisë: një lojë pre numri 10 apo vertikalizimi që gati e vendosi Zhirunë përballë portierit. Vertikaliteti: ky është një nga konceptet kryesore të piolizmit. Në këtë sens, parashikohen gëzime të përsëritura me Leaon.

ZONAT – CDK ndaj Udinezes në 25 minuta preku topin 16 herë, bëri 2 driblime, fitoi 4 duele, rikuperoi 2 topa dhe bëri 9 pasime pozitive nga 10 të tentuara. Për një moment iu gëzua edhe golit, por aksioni nuk ishte i rregullt.

Ajo që është interesante, janë veçanërisht zonat ku ai i preku ato topa. Asnjë në zonat kanonike të një fantazisti (kishte hyrë në vend të Diazit), afër zonës. Përkundrazi, duke u shtrirë në vijën e mesfushës, ndonjëherë edhe në gjysmëfushën rivale.

Një regji e ndërtuar që nga mbrapa, që shtrihej në të gjithë gjerësinë e fushës. Pikërisht kjo cilësi, e bën të qartë se si belgut i pëlqen të shkojë dhe të marrë topin, të diktojë pasimin dhe të vendoset pa u kufizuar në hapësirën afër zonës rivale.

Ata janë lojtarët që i pëlqejnë Piolit dhe që Pioli duhet të zhvillojë idetë e tij. Nëse ju pëlqen, quani “10 fals”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Pioli i kërkoi të bënte fantazistin, belgu i bëri të gjitha. De Ketelere kënaq “San Siro”-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook