Miranda u martua në moshën 18-vjeçare me dëshirën për t’u larguar sa më parë nga shtëpia ku ishte rritur pa dashuri.
Në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo rrëfeu se fëmijëria e saj ka qenë një vuajtje e madhe dhe dëshironte të linte gjithçka pas sa më shpejt.
Por martesa nuk i solli asgjë të mirë. Bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe Miranda nuk kaloi dot një martesë të lumtur me të.
Ardit Gjebrea: U dashurove me djalin?
Miranda: Jo, absolutisht jo se unë s’e kisha parë asnjëherë djalin.
Ardit Gjebrea: Si të shkoi martesa?
Miranda: Sinqerisht që në hapat e para, jo unë po të gjithë e kuptuam që ai nuk ishte…
Ardit Gjebrea: Çfarë?
Miranda: Jo për mua, por nuk ishte…
Ardit Gjebrea: Në fakt ai çfarë problemesh kishte?
Miranda: Ai ishte edhe me probleme mendore Ardit.
Ardit Gjebrea: Si sillej me ty?
Miranda: Ai kishte plot, s’di ç’të them. Unë rashë, si i thonë një fjale, mirë që rashë nga shiu në breshër, por ishte një breshër që më vrau gjithë trupin. Kam qenë shtatzënë me Anën që unë e kam sjellë sot këtu dhe më ka rënë me okllai në bark.
Ardit Gjebrea: Ana e ka emrin vajza?
Miranda: Emrin që unë i kam vënë e ka Olta, por në birësim i është vënë Ana./tvklan.al