Një shqiptar pa leje qëndrimi është arrestuar në Itali pasi u kap kapur nga policia rrugore me 4 kg kokainë në makinë.
Arrestimi u krye në autostradën Florence Scandicci, ku gjatë kontrollit policor, shqiptari u përpoq të qëndronte i qetë në mënyrë që të mos krijoheshin dyshime.
Megjithatë, oficerët e policisë i shkuan deri në fund detyrës, ku gjetën 4 kg kokainë të fshehura në makinë, të ndara në katër pjesë, ku secila peshonte nga 1 kg.
Oficerët e policisë arrestuan shqiptarin cili ishte pa leje qëndrimi, sekuestruan makinën dhe dozat e kokainës.
Arena e Lajmit