E ardhmja e Alvaro Moratës ka qenë në pikëpyetje prej kohësh, me spanjollin që kërkohej nga Juventusi, por që Atletiko nuk kishte ndërmend ta linte të lirë.
Duket se më në fund, sulmuesi spanjoll ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe ka zgjedhur që të qëndrojë në Madrid.
Në një intervistë për “Chiringuito”, agjenti i tij, Huanma Lopez, është shprehur: “Në momentet që flasim ai vazhdon të jetë pjesë e Atletikos së Madridit. A do të qëndrojë ai? Po, sepse ka një kontratë me klubin”.
Arena e Lajmit