Në stërvitje prej javësh, një nigerian mban “peng” Egnatian (VIDEO)

Egnatia përtej dëshirës për të bërë shumë mirë gjithçka i nevojitet për sezonin e ri që starton këtë fundjavë, në jo pak raste, i kanë dalë rrugës edhe shqetësime që janë pjesë e pengesave që hasen dhe i nxjerrin “palë të tjera”.

Hamzat Ojediran 1

Fjala është për Hamzat Ojediran, i cili mbetet i vetmi lojtar që ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e Egnatias.

Nigeriani ka luajtur në katër miqësoret e fundit dhe ka qenë pjesë e ekipit nga mesi i fazës përgatitore që ekipi rrogozhinas kreu në Ohër të Maqedonisë të Veriut.

Hamzat është një mesfushor me tipare shkatërruese dhe mund të përshtatet shumë mirë edhe në qendër të mbrojtjes kur është nevoja.

Hamzat Ojediran 2 (1)

Ai është vetëm 18 vjeç dhe mund t’u shërbejë planeve të stafit teknik, por problem mbetet leja e kalimit, e cila nuk ka mbërritur ende, duke sjellë kështu disa probleme me dokumentacionin për ta regjistruar Hamzatin si afrimin më të ri të Egnatias.

Futbollisti pret lejen e kalimit prandaj dhe drejtuesit ndoshta kanë qenë të dyzuar të bëjnë prezantimin zyrtar të tij sikurse është vepruar me çdo futbollist tjetër që është aktualisht pjesë e Egnatias.

FATMIR EFICA – Arena e Lajmit


Në stërvitje prej javësh, një nigerian mban “peng” Egnatian (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook